22:50 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Problemi me kontratat e 4 futbollistëve, reagon klubi i Kukësit: I bëmë të famshëm, nuk dinë të lexojnë

22:41 | 06/08/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Problemi me kontratat e 4 futbollistëve, reagon klubi i Kukësit: I bëmë të famshëm, nuk dinë të lexojnë

 

Në lidhje me katër futbollistët e klubit të Kukësit, të cilët nuk po paraqiten në stërvitje.  Në një reagim zyra për shtyp e kampionëve në fuqi ka sqaruar rastet më të fundit të Albi Allës, Enea Koliçit, Izair Eminit dhe Nijaz Lenës. Sipas “Panorama Sport”. Sipas klubit ata janë nën kontratë.

Klubi i quan të papërgjegjshëm dhe të paditur këta lojtarë. “Ata nuk dinë as të lexojnë kur firmosin kontratat”, theksohej ndër të tjera në reagimin e djeshëm nga klubi i Kukësit.

REAGIMI I PLOTË;

Në lidhje me lojtarët Albi Alla, Enea Koliçi, Izair Emini dhe Nijaz Lena, klubi i Kukësit ndihet shumë i fyer dhe i indinjuar për ato çfarë dëgjon apo shkruhen. Këta lojtarë janë nën kontratë me F.K Kukësin. Mund të deklarojnë apo të shkojnë kudo, por nuk mund të ikin dot pa lejen e Kukësit, pasi fakti që janë nën kontratë nuk i lejon.

 

Kukësi do t’i përmbahet kontratës si një klub serioz dhe raste të tilla ka pasur dhe më parë, nga të cilat ka rezultuar që Kukësi ka qenë pala që ka pasur të drejtë, sepse këtë të drejtë ia ka dhënë dhe ia jep ligji. Kujtojmë një rast vitin që shkoi, që klubi ka dashur dhe e ka shitur Gledi Micin. Sa për lojtarët në fjalë që kanë pretendime, ne iu themi se klubi do zbatojë vetëm rregulloret e brendshme.

 

Nuk jemi autoshkollë të mësojmë lojtarët, t’i marrim jashtë forme, t’i sjellim në formë, t’i trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, t’u japim shansin të bëhen profesionistë dhe këta të sillen në këtë mënyrë. Kjo është e papranueshme. Nëse klubi ka falsifikuar firmat e lojtarëve, të dënohet deri me zbritje një kategori më poshtë, në të kundërt këta dhe kushdo tjetër që merret me këtë çështje do japin llogari dhe paguajnë dëmet.

 

Po ne nuk merremi me lojtarë që nuk dinë të lexojnë dhe firmosin kontratën, e më pas thonë nuk është firma jonë. Ky është absurditeti i këtyre. Janë lutur që kanë ardhur te Kukësi, tashmë kur ne fitojmë trofe, e falë Kukësit këta bëhen të famshëm, ata bëjnë të kundërtën e asaj që madje kanë nënshkruar, jo kanë thënë.

 

Kjo është për të ardhur keq. Ne pse nuk penguam Pero Pejiçin, Zhan Kariokën apo Ylli Shametin?! Sepse këta lojtarë ishin pa kontratë, kështu që klubi zbaton vetëm kontratat. Do zbatojmë rregulloren tonë të brendshme për Albi Allën, Enea Koliçin, Izair Eminin dhe Nijaz Lenën. Këta lojtarë janë dhe do të mbeten futbollistë të Kukësit derisa janë letrat

 

Ishte ky qëndrimi i klubit kampion në fuqi, i nxitur më shumë prej faktit që dje Teuta ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Nijaz Lena. Ndërkohë, e njëjta situatë edhe me lojtarët e tjerë, të cilët pretendojnë se rinovimi automatik i kontratave që ka përdorur Kukësi është i parregullt. Në këto kushte, palët pritet të ballafaqohen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Gjasat janë që Koliçi dhe Emini të padisin klubin e Kukësit edhe në FIFA.

 

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: clubi i kukesitkontratat
Pas

Nga “qielli” drejt në skenë, Capital T surprizon publikun (VIDEO)

Para

Izraeli planifikon mbylljen e televizionit Al Jazeera

Para
Izraeli planifikon mbylljen e televizionit Al Jazeera

Izraeli planifikon mbylljen e televizionit Al Jazeera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.