Keru i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për procedimin e nisur nga policia për deputetët e opozitës në lidhje me protestën e së enjtes ku u bllokuan disa akse rrugore.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili akuzon prokurorinë që nuk po mbron popullin por del në mbrojtje të policëve gangsterë të cilët arrestuan qytetarët kuksianë natën në gjumë duke dalë hapur kundër ligjit.
Statusi i plotë i Vasilit:
Prokuroria perfundimisht kunder popullit dhe eshte bere si zyre e narkoqeverise.
Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit,kunder te drejtes, kunder ligjit.
Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjume duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.
Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine,qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise,por qecarreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike,per riparimin e catise pa leje,per riparimin e gardhit ne fshat,e ka humbur cdo besim te popullit.
Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise.
(S.M/Faxweb.al)