Procedimi Penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, është regjistruar nga ana e SPAK në fillim të vitit 2022. Referuar dosjes hetimore, historia për provatizimin e kompleksit Partizani ka nisur rreth viteve 95-98.
Pronarët i janë drejtuar me kërkesa Agjensise së Kthimit te Pronave, për kthimin e tyre, por duke qene se klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej.
Në vitin 2005 kanë nisur dhe hapja e rruges për provatizimin e kompleksit. Fatmir Mediu, vetëm një muaj pasi kishte marrë detyrën, i bën një kërkesë Rulit për çështjen e privatizimit të klubi.
Në dosje sqarohet se një pjesë e këtyre pronave, mes tyre edhe ish-kompleksi, vijonin t’i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes, duke iu referuar Listës së Pronave sipas Planit të Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura.
Më tej në dosje thuhet se, në vitet 1995-1999 familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga sigurojnë disa vendime për kthimin e truallit të lira nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronës. Mes pretenduesve ishte edhe Jamarbër Malltezi, edhe pse nuk figuronte si aplikant i drejtpërdrejtë në Agjencisë sa Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ai ishte një prej trashëgimtarëve të familjes Begeja, me 1/64-ën pjesë takuese, ose e thënë ndryshe pronar i 144 metëe katror truall. Përmes kësaj hapësire, e cili ishte shumë e vogël, Malltezi u fut në lojë.
Por sipas SPAK, dyshohet se duke i siguruar provatizimin pronarëve Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë, ku edhe vetë ishte përfaqësues në këmnim të privatizimit.
Ndërsa vjehrri i tij, ish kryeministri Sali Berisha, referuar të dhënave hetimore në dosje, dyshohet se në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh na favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte Malltezi.