Deputeti i LSI-së Edmond Panariti, i ftuar në Fax News u shpreh se është poshtëruese dhe e turpshme procedimi i deputetëve. Gjithashtu Panariti u shpreh se mbajtja në qeli e 11 kuksinaëve në qeli është totalisht e paligjshme.
“Për mua kjo është një poshtërim, që do të hyjë në Guines. Kjo ndodh vetëm në një vend afrikan, ku kemi të instaluar modele të diktaturës. I bëj apel që të tërhiqen nga këto poshtërime të turpshme.Kjo është një njollë e zezë për drejtësine shqiptare. Nuk ka asnjë ligj që të frenojnë të drejtë për protesta.
Shpresoja që të predominonte dialogu, që maxhoranca të dëgjonte opozitës. Unë mendoj se nuk ka mekanizëm represiv që të mbajë një popullsi e cila ndihet e rrënur. Njërëzit do të dalin të protestojnë paqësisht. Ata nuk ka forcë as shantazhi, as dhuna me arrestime që t’i mbajë. Ata u arrestuan natën vonë kundra çdo përcaktimi ligjor, edhe mbajtja e tyre në burg është në kundërshtim të plotë me ligjin. Unë mendoj që të gjitha këto lëvizje që po ndodhin janë të një kahshme dhe synojnë që të godisin opozitën. Deri tani nuk ka shenja të një policie apo prokurorie të paanshme. Unë mendoj se protesta e tyre ka qenë legjitime.
Kjo nuk është rrugë që nuk është ndërtuar me konçesion. Përderisa kohë është ndërtuar me taksat e shqiptarëve, është komplet iracionale sjellja e qeverisë. Prandaj kjo portestë ishte tërësishte e ligjshme, dhe mbajta e 11 kuksianëve në qeli është totalisht e paligjshme.” u shpreh Panariti.
Në lidhje me protestën që do të zhvillohet nëser nga opozita, Panariti u shpreh se do të jetë një protestë masive.
(M.Q/Faxweb)