Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, deklaroi edhe një herë se është kundër çdo tarife në Rrugën e Kombit.
Basha tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë që në një prononcim për mediat Basha e ka cilësuar veprim qesharak hapin e Policisë së Shtetit për procedimin e tij dhe deputetëve të opozitës që morën pjesë në protestën e së enjtes.
“Një veprim qesharak, i hetuesisë Rama- Marku. Rama me këtë veprim tregoi edhe njëherë se ka marrë në dorë të gjithë drejtësinë, tashmë dhe prokurorinë. Unë e kam për ndër të jem një nga të proceduarit. I bëj thirrje qytetarëve me besim dhe pa frikë të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.”, përfundoi Basha.
(M.Q/Faxweb)