23:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Procedohen 10 deputetë të parlamentit, mes tyre edhe Monika Kryemadhi

12:54 | 19/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Procedohen 10 deputetë të parlamentit, mes tyre edhe Monika Kryemadhi

Pas protestës së djeshme janë proecuar në gjendje të lirë 10 deputetë të parlamentit. Mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Floida Kërpaçi, Klevi Balliu, Grida Duma, Edi Paloka,  Gent Strazimiri, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari si edhe 1 deputet tjetër. Sipas policisë deputetë janë proceduar në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.

Po kështu nga protesta e djeshme janë arrestuar dhe  6 qytetarë si edhe  dhe dy persona të tjerë janë ndjekur penalisht.

Theksojmë që protesta e djeshme pati edhe dhunë, gjakosje dhe nuk munguan edhe brenda parlamentit debatet, sharjet dhe fyerjet. 

DETAJE:

Arrestohen 6 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit. – 10 deputetë procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë. – 1 shtetas procedohet për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:

• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;

• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;

• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;

• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;

• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);

• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: • E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; • S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit. Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.

Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P. Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: M.K., F.N., E.S., I.B., K.M., F.K., K.B. dhe G.S. Për shtetasin E.B., ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore.   (J.V/Faxwweb)

Pas

Shqipëria do të vuajë në 2040 për ujë, parashikohet si zonë me rrezik të lartë

Para

Lidhja mes Arta Markut dhe Ulsi Manjës, reagon deputeti socialist

Para
Si njihet Kryeprokuroria e sapozgjedhur në Kuvend, shoqja e Ulsi Manjas

Lidhja mes Arta Markut dhe Ulsi Manjës, reagon deputeti socialist

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.