Në Dibër janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 persona. Këta 10 persona kanë përfituar në mënyrë të padrejtë pension nëpërmjet mashtrimit. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet: S.L, 73 vjeç, Z.Q, 72 vjeç, A.Zh, 80 vjeç, H.B, 72 vjeçe, Sh.K, 70 vjeçe, N.L, 61, vjeçe, P.L, 70 vjeç, Sh.H, 74 vjeç, H.L, 69 vjeç si dhe S.O, 73 vjeçe.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet se kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, dhe “Mashtrimi në sigurime”. (J.V/Shuplaka)