Një 57-vjeçar nga Pogradeci është proceduar nga policia pasi në lokalin e tij në lagjen nr.2 u gjetën pajisje që shërbejnë për llotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.
57 vjeçari akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Njoftimi i plotë
Më datë 13.02.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shtetasin:
L.T, 57 vjeç, banues në Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, në lagjen nr 2 në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbejnë për llotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.