Një person është nën hetim pasi dyshohet se ka trafikuar drejt Greqisë bashkëshorten e tij, në mënyrë që ajo të punonte si prostitutë dhe ti sigurojë atij të ardhura financiare.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për Abaz M., 31 vjeç dhe banues në Berat.
Ai akuzohet se ka trafikuar për prostitucion në Greqi, bashkëshorten M.M, 25 vjeçe, e cila rezulton banuese po në Berat.
31-vjeçari akuzohet për veprën penale: “Trafikimi i personave të rritur”.
Materialet në ngarkim të tij u referuan një ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. (A.R/SHUPLAKA)