Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për pengim të procesit zgjedhor.
Shkak për këtë procedim janë bërë kyçja e ambienteve të destinuara për votim nga KQZ, objekte të cilat janë nën administrim nga Bashkia e Shkodrës, çka është konsideruar si pengim për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në bashkinë më të madhe në veri.
Sipas burimeve nga PD Voltana Ademi është shprehur se e priste këtë vendim dhe ky është ndëshkimi që bashkia e Shkodrës ka bllokuar zhvillimin e një procesi farsë.
Sot KQZ u detyrua të zhvendoste 6 qendra votimi në Shkodër pas përplasjeve të vazhdueshme me Bashkinë e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.
Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.