10:57 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Proces hetimor i çuditshëm”- Arrestimi i Veliajt, Rama: Një gjykatës firmosi që t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës! Dosja, një roman me 400 faqe

09:24 | 11/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Unë numëroj turistë, ata tregojnë konsulentë”, Rama: Këneta jonë opozitare, si adoleshentët me foton e një aktoreje

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e Erion Veliajt, që sipas tij ‘një gjykatës vendosi që t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës’.

Në rubrikën “Sy më Sy”, kreu i qeverisë tha se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe ajo që e ka shqetësuar është fakti i intimidimit të disa personave të marrë në pyetje. Rama u shpreh se procesi hetimor ndaj Erion Veliajt është një proces i çuditshëm.

“Rastin e Erjonit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, Por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën pafajësisht në situatë të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.

Ne nuk do të ngutemi, do të krijojmë një opinion për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq.

Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në arrest shtëpie. Pyetja që lind është e thjeshtë, jo vetëm kush e çon e merr fëmijën në shkollë, por kush i jep për të ngrëne etj”, tha Rama.

Pas

Të dhënat e fundit nga KQZ e Kosovës– LVV vazhdon të jetë e para

Para

“Kreu i SPAK, në shënjestër çdo ditë, është goditur me libër shpie nga bufi i kënetës”- Rama i del në krah Altin Dumanit: Ka mbështetjen tonë për të kryer detyrën

Para
“Unë numëroj turistë, ata tregojnë konsulentë”, Rama: Këneta jonë opozitare, si adoleshentët me foton e një aktoreje

“Kreu i SPAK, në shënjestër çdo ditë, është goditur me libër shpie nga bufi i kënetës”- Rama i del në krah Altin Dumanit: Ka mbështetjen tonë për të kryer detyrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.