Presidenti, Ilir Meta ndodhet në Baku të Azerbajxhanit ku po merr pjesë në forumin Global IX. Gjatë fjalës së tij të mbajtur ditën e sotme, Meta ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të tregojë vendosmëri dhe qartësi sa i përket anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Meta shtoi se për të pasur një rrugë të pakthyeshme drejt integrimit, BE dhe SHBA duhet të kenë një koordinim sa më të mirë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.
Presidenti, Ilir Meta në Forumin Global të mbajtur në Baku të Azerbajxhanit:
Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë dhe i vendosur ndaj qeverive të Ballkanit Perëndimor në strategjinë e zgjerimit! Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të kujtohen të zbatojnë mekanizmin dhe angazhimet e vendosura të BE-së! Për të krijuar një rrugë evropiane të qëndrueshme dhe të pakthyeshme për Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për një udhëheqje të fortë euroatlantike dhe një koordinim më të mirë të BE-së dhe SHBA.