19:21 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Procesi i zgjedhjeve kaloi pa incidente madhore”, Policia e Kosovës: U shoqëruan në komisariat 7 persona

20:40 | 09/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Procesi i zgjedhjeve kaloi pa incidente madhore”, Policia e Kosovës: U shoqëruan në komisariat 7 persona

Policia e Kosovës bëri nje reagim ditën e sotme kundrejt rregullave dhe mbarëvajtjes gjatë procesit të zgjedhjeve ne Kosovë.

Policia thotë se procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente madhore.

Policia bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë iniciuar 6 raste, prej tyre 4 “vepra penale kundër të drejtave të votimit” dhe dy raste penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje”.

Autoritetet policore njoftuan se 7 persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku 4 prej tyre janë në mbajtje e 3 janë liruar.

“Po ashtu, janë trajtuar edhe disa raste tjera, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetent janë evidentuar si shënime zyrtare. Vlen të potencohet se Policia e Kosovës ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa  komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe u mbyllën në oren 19:00.

Etiketa: zgjedhjet ne kosove
Pas

Aksident i rëndë në qendër të Tiranës! Ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë në sheshin “Skënderbej”, përplaset motori, shoferi dërgohet me shpejtësi në spital

Para

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Dhanë shembullin e shkëlqyer të funksionimit të demokracisë e shtetit ligjor

Para
Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Dhanë shembullin e shkëlqyer të funksionimit të demokracisë e shtetit ligjor

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Dhanë shembullin e shkëlqyer të funksionimit të demokracisë e shtetit ligjor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jo vetëm telefonatë me Trump, Kremlini konfirmon: Putin zhvilloi bisedën e parë më Papën Leon XIV

Projektet për energjinë, 4 bashki vetëm me panele diellore

Ngritja e banesave të reja, INSTAT: U rritën shpenzimet për pagat e punëtorëve, u ulën për materialet e ndërtimit

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur

Tragjedi në Qinam të Ersekës: 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

“Patëm një bisedë të mrië”, Trump telefonatë me Putinin, zbulon diskutimin: Më tha se do t’i përgjigjet Ukrainës me…

Zelensky thirrje Putinit: Firmos armëpushimin dhe takohemi kur të duash

Pamjet me dron, ftesa e Ramës: Vizitoni kalanë e Himarës këtë verë (VIDEO)

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Fëmijë i rrëmbyer dhe i fshehur në Spanjë për 11 vjet, nëna e tij arrestohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.