Nga hetimet dhe kontrollet e ushtruara nga autoritetet në Shkodër, u zbulua aktiviteti i kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë shpallja në kërkim e pronarit të punishtes.
Faxweb.al mëson se personi i shpallur në kërkim është Gëzim Bala 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës i hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën akuzë.
Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/608767979656343/
(F.GJ/FAXWEB.AL)