05:22 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Prodhuam kafshë politike që po ua hoqe grazhin e shtetit shohin vetëm pjella të pavlera”, Kim Mehmeti reagon pas deklaratës së Arben Imamit

15:22 | 30/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prodhuam kafshë politike që po ua hoqe grazhin e shtetit shohin vetëm pjella të pavlera”, Kim Mehmeti reagon pas deklaratës së Arben Imamit

Analisti Kim Mehmeti është një tjetër personazh që ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të ish-deputetit demokrat Arben Imami, i cili u shpreh se “vihen në listë shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë”.

Në reagimin e tij, Mehmeti shprehet se kjo deklaratë e Imamit i kujtoi ato të antishqiptarëve serbë që i shihnin gratë si “makina” pa ndjenja e pa kokë që shërbejnë vetëm për të pjellë, për të realizuar “Shqipërinë e Madhe”.

Ai shkruan se nuk mund ta besonte se kjo do të dilte dhe nga goja i një politikani shqiptar që tregon se prodhuam “kafshë politike” që po ua hoqe grazhin e shtetit shohin vetëm pjella të pavlera.

Reagimi i Kim Mehmetit:

“Nuk kam dëgjuar thënie më ofenduese e më përbuzëse për femrën shqiptare, nga ajo që e tha ish deputetit i PD-së, se Kryetari i partisë së tij, në listën për deputetë, ka vënë ‘shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë, se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë’?! Kjo thënie m’i rikujtoi ofendimet e dhembshme të antishqiptarëve serb, që thoshin për nënat tona se ato janë ‘makina’ pa ndjenja e pa kokë, që shërbejnë vetëm për të ‘pjellë’ fëmijë, edhe atë jo pse i duan dhe pse kanë ndjesi amënore, por për ta realizuar ‘Shqipërinë e madhe’!

Kurrë nuk e besoja se diçka të ngjashme do mund të thotë edhe goja e një politikani shqiptarë, e që tregon se nëpër ‘Shqipëritë’ tona, prodhuam ‘kafshë’ politike, të cilave po ua hoqe privilegjet dhe grazhdin e shtetit – e që e mbushë populli – ata rreth vetes shohin vetëm ‘pjella’ të pavlerë! Po pra, nëpër “Shqipëritë” tona, partitë u bënë strehimore për shumë ‘kufomë ngrënës’, të cilëve edhe femra shqiptare, që nuk rritë votues për ta dhe që ua rrezikon karrierën, nuk u ngjanë në nënë që lind, por në kafshë që pjellë!”

(XH.A/SHUPLAKA)

Kim Mehmeti
Etiketa: arben imamiKim Mehmetireagim
Pas

Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” kryebashkiakut të Vienës, i cili ka një dhuratë për Tiranën

Para

SFIDA ngre alarmin: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, siguri e ulët ushqimore

Para
SFIDA ngre alarmin: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, siguri e ulët ushqimore

SFIDA ngre alarmin: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, siguri e ulët ushqimore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.