Prodhuesi gjerman i automjeteve ”Audi” ka pezulluar importet e makinave në Shtetet e Bashkuara në përgjigje të politikave tarifore të presidentit amerikan Donald Trump.
Duke cituar një memo të kompanisë revista e industrisë ”Automobilwoche” raportoi se vendimi zbatohet për të gjitha makinat e dorëzuara në portet e SHBA pas 2 prillit, kur hynë në fuqi tarifat 25% për makinat e importuara.
”Audi” ka aktualisht më shumë se 37 000 makina në magazinë në Shtetet e Bashkuara që nuk preken nga tarifat e reja.
Sipas raportit, ”Audi” është duke analizuar ndikimin e detyrimeve të importit në biznesin e saj.
”Audi”, me seli në qytetin jugor gjerman të Ingolstadt, është një degë e Grupit Volkswagen.atsh