Gazetari Kliton Nesturi me anë të një postim në rrjetet sociale ka zbuluar një papërgjegjshmëri nga institucionet vendore, lidhur me emërtimin e biblotekës ‘Hamit Beqja’ në Tiranë.
Siç duket dhe nga fasada jashtme e biblotekës, emri i profesorit Hamit Beqja është shkruar Hamit Beqaj.
Më tej gazetari shkruan se profesori i nderuar është edhe babai i ish-minitrit të Shendetësisë dhe deputetit ILIR BEQJA.
“Papërgjegjshmëri? Hamit Beqja apo Hamit Beqaj? Në Tiranë, jo shumë larg qendrës, eshte përuruar biblioteka Hamit Beqja. Ajo që të bie në sy në fasadën e jashtme, është se mbiemri i profesorit të nderuar është shkruar gabim. Në vend që të shkruhet BEQJA është shkruar BEQAJ. Sa për kujtesë, profesori i nderuar është edhe babai i ish-minitrit të Shendetësisë dhe deputetit ILIR BEQJA”, shkruan gazetari.
(M.Q/Faxweb.al)