Profesori i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, Walter Russel Mead, në një koment për “Wall Street Journal” ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se me mbështetjen turke, Shqipëria mund të marrë jo vetëm në Kosovë, por edhe Maqedonin, ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe.
“Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po ‘ndezin tenxheren’. Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmuar ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit.
Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë. Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe”, shkruan Russel Mead.
Ndërkohë sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur.
“Ky kurs i ngjarjeve megjithatë nuk ka gjasë të ndodhë.
Meqenëse disa nga territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re”, tha ai. (S.SH/Shuplaka)