03:55 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PROFIL – Haki Çako, kryepolici i Tahirit që u largua me njollën e kanabisit mbi shpatulla

12:20 | 08/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PROFIL – Haki Çako, kryepolici i Tahirit që u largua me njollën e kanabisit mbi shpatulla

Ishte prilli i 2015-ës kur Haki Çako, numri 2 i Policisë pasoi Artan Didin dhe mori në drejtim Policinë e Shtetit. Çako njihej në atë periudhë për kontributin e tij si një drejtuesit e operacionit anti-kanabis në Lazarat.

Nga Prilli i 2015-ës Çako është drejtuesi më ‘jetëgjatë’ në Policinë e Shtetit.

Gjatë kohës që Çako drejtoi uniformat blu, një numër i madh skandalesh kanë përfshirë ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Çako ishte në krye të Policisë kur në Rinas u kap një pajisje e cila u dyshua se kryente përgjime, “Imsi Catcher”.

Gjykata e Tiranës, për këtë çështje e pezulloi Çakon nga detyra, por Apeli e rrëzoi këtë vendim duke rikthyer Çakon në krye të detyrës.

Në 3 vitet që Çako kishte ‘timonin’ e Policisë së Shtetit, vendi u kanabizua duke u kthyer në vendin kryesor të furnizimit të kanabisit në Evropë.

Tonelata kanabisi janë kapur në brigjet italiane me vend origjine Shqipërinë.

I njohur si krahu i djathtë i ish-ministrit Saimir Tahiri, Çako është etiketuar në këto 3 vite nga opozita si “Haki droga”.

PD-ja e ka lidhur figurën e Çakos drejtëpërdrejtë me trafikun e hashashit, mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Tensionet politike mes palëve arritën kulmin kur presidenti i Republikës, Ilir Meta, ende pa bërë betimin, gjatë fushatës zgjedhore të 25-qershorit e quajti Çakon ‘Haki droga’.

Dy muaj më parë, plasi skandali i tre oficerëve të Policisë, që Prokuroria e Krimeve të Rënda i shpalli në kërkim si të lidhur direkt me trafikun e kanabisit, pasi kishte prova të forta se ata kishin ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës për mbjelljen e kanabisit.

Ende dhe sot tre oficerët nuk janë kapur, e përgjigjet e Kryepolicit Çako kanë tërhequr vëmendjen tek rezultatet “spektakolare” të operacionit Forca e Ligjit.

Në 3 vitet e drejtimit të Çakos dhe Tahirit, trafiku i drogës u mirëstrukturua në vendin tonë, aq sa avionë me drogë uleshin dhe ngriheshin pa iu hyrë gjemb në këmbë.

Ndërsa sot, Çako largohet me kokën ulur, duke thënë se ishte në dijeni të ndryshimeve që do bëheshin në Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, ministri Xhafaj në ‘letrën e lamtumirës’ bën me dije se Çako ishte i ngadaltë dhe se ritmi i Policisë së Shtetit duhet të jetë tjetër.

Daljet e tyre publike janë tejet të rralla, aq sa mund të numërohen me gishtat e dorës. Madje dhe kur ministri italian i Brendshëm erdhi në Tiranë, Çako nuk u pa në pritjen para ministrisë së Brendshme. 

Në këto rrethana, Haki Çako do mbahet mend për dy gjëra: 1. Kanabizimin e vendit 

2. “Besnikërinë” ndaj Tahirit. 

Megjithëse Xhafaj sapo erdhi në krye të detyrës tha me zë e me figurë se Policia ka kontribuar në mbjelljen e kanabisit asnjë peshë nuk zunë këto deklarata në pozitën e Çakos, të cilin Rama e  quante drejtues të një Policie që ka dhënë rezultate spektakolare në luftën kundër kanabisit. 

(F.G/Faxweb)

Pas

Noizy kërcënohet nga Luana, si do të reagojë reperi këtë radhë (FOTO)

Para

Çfarë ndodh me Haki Çakon pas shkarkimit, preteksti i Xhafajt që s’i thotë të gjitha

Para
Haki Çako, dritëhijet e kryepolicit të paprekshëm

Çfarë ndodh me Haki Çakon pas shkarkimit, preteksti i Xhafajt që s'i thotë të gjitha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.