18:33 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Profil/ Kush është Gledian Llatja, prefekti që kandidon për bashkinë e Elbasanit

14:19 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Profil/ Kush është Gledian Llatja, prefekti që kandidon për bashkinë e Elbasanit

Gledian Llatja, ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999.

Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane.

Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit.

Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë.

Nga tetori 2017 është emëruar Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, detyrë që vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Gjatë viteve të karrierës ka ndjekur një sërë trajnimesh, kursesh dhe konferencash, ka dhënë mësim në disa universitete private dhe ka ndjekur programe të ndryshme në organizata jo fitimprurëse në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Nga mesi i janarit 2019-të iu besua detyra e prefektit të qarkut Elbasan, duke zëvëndësuar në këtë detyre gjeneralin Maksim Malaj. Që në fillim u duk se Partia Socialiste e emëroi në këtë detyrë për ta njohur përpara qytetarëve Elbasanas, pasi pavarësisht se ka lindur në Elbasan dhe familjen e ka nga ky qytet ishte figurë anonime për qytetarët por tashmë shihet si një pasardhës i  mundshëm Qazim Sejdinit që ka drejtuar Elbasanin për 12 vite. Tashmë pas rreth 4 muajsh në qytet emri i tij nuk është më i panjohur. Por deri më tani në këtë garë ai nuk ka një kundërshtar për të matur përkrahjen ndaj  tij sin ë shumë bashki të tjera të vendit.

Etiketa: gledian llatjaprofil
Pas

Nga ish-gardisti i 21 Janarit tek drejtori i Teatrit të Kukullave, njihuni me disa nga kandidatët e PS-së

Para

Shpërthen biznesmeni, akuza bluve në sy të Drejtorit të Policisë: Të korruptuar! Siguria zero, jeni të paaftë për të zbardhur ngjarjet

Para
Shpërthen biznesmeni, akuza bluve në sy të Drejtorit të Policisë: Të korruptuar! Siguria zero, jeni të paaftë për të zbardhur ngjarjet

Shpërthen biznesmeni, akuza bluve në sy të Drejtorit të Policisë: Të korruptuar! Siguria zero, jeni të paaftë për të zbardhur ngjarjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lulet plastike”, një film nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin, shfaqet në COD

Mediat amerikane: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po përdor Trump si mburojë për të avancuar me programin bërthamor

Konflikti në Lindjen e Mesme, DASH udhëzon amerikanët të mos udhëtojnë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Televizioni publik iranian rinis transmetimin pas sulmit: Izraeli s’e do të vërtetën

VIDEO| Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin

Si i përcakton SHBA organizatat e huaja terroriste? Ambasada Amerikane në Tiranë tregon rëndësinë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

Ushtria izraelite bombardon televizionin shtetëror iranian në Teheran

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.