Valdrin Pjetri, është aktualisht prefekt i Qarkut të Shkodrës që është zyrtarizuar sot për herë të dytë brenda pak ditësh por këtë herë zyrtarisht nga PS-ja për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në Veri të vendit e cila aktualisht drejtohet nga Voltana Ademi e PD-së.
Ndërkohë që opozita ka deklaruar se nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër mbetet për tu parë se si o të shkojë gara në këtë qytet i cili njihet si bastion i djathtë.
Por kush është Valdrin Pjetri?
Valdrin Pjetri ka lindur në Shkodër me 18.09.1982. Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Fakulteti Ekonomik, Dega Financë të Universitetit të Tiranës dhe Master të Nivelit të Dytë, për Lidership dhe Menaxhim
Që prej vitit 2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Gjithashtu ai disponon certifikatën “Për Drejtim Strategjik” nga Defense Academy of the United Kingdom
Më pas nga viti 2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga posti i drejtorit në vitin 2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes.
Që prej janarit 2018 mbante postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë si dhe ka marrë edhe certifikatën si “Auditues i Brendshëm”. Zotëron gjuhët Anglisht dhe Italisht.
(F.GJ/FAXWEB.AL)