00:58 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Programi “Art, Zeje dhe Sport”, Manastirliu: Deri në vitin 2027 përfshijmë 400 shkolla

11:43 | 08/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Programi “Art, Zeje dhe Sport”, Manastirliu: Deri në vitin 2027 përfshijmë 400 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në gjimnazin “Abdulla Keta”, një ndër shkollat e reja të përfshira në programin kombëtar “Art, Zeje, Sport”.

Ky program, synon angazhimin e të rinjve në aktivitete sociale, kreative dhe sportive jashtë orarit mësimor, duke pasuruar përvojat e tyre edukative. Ministrja Manastirliu nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të programit në më shumë shkolla, duke ndarë objektivat për vitet e ardhshme.

“Gjimnazi ‘Abdulla Keta’ prej 3 muajsh po zhvillon programin Art dhe Zeje. Për vitin 2025 ne parashikojmë që këtë program ta shtrijmë edhe në 100 shkolla të tjera dhe deri në 2027 edhe në 400 shkolla. Duke shtrirë këtë program, më shumë të rinj dhe fëmijë janë të angazhuar jashtë orarit mësimor duke u marrë me aktivitete sociale, kreative dhe kulturore. Ky është një program që jo vetëm përgatit të rinjtë për të ardhmen, por edhe kontribuon në ruajtjen e vlerave dhe traditave shqiptare, të cilat duhet të trashëgohen brez pas brezi,” tha Manastirliu.

Ministrja foli gjithashtu për përpjekjet e shkollave dhe rëndësinë e përfshirjes së sportit në program.

“Jo vetëm mësuesit, por edhe stafet arsimore e kanë kuptuar rëndësinë e këtij programi dhe vetë shkollat janë duke u munduar të zhvillojnë degët dhe aktivitetet e tij. Sporti është një pjesë integrale e këtij programi, dhe këtë vit po vazhdojmë me mbi 800 ekipe sportive në shkolla për vajza dhe djem. Gjithashtu, po shqyrtojmë shtimin e disiplinave të reja, si shahu, i cili ka marrë një interes të madh nga nxënësit. Duke filluar nga viti shkollor 2025, planifikojmë të përfshijmë këtë disiplinë si pjesë të projektit “Art, Zeje, Sport”,” theksoi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Programet jashtëshkollore dhe mbështetja për zhvillimin e nxënësve janë një tjetër pikë kyçe e Planit të Ri të Veprimit për rritjen e sigurisë dhe zhvillimit të nxënësve në shkolla.
“Art dhe zeje është gjithashtu pjesë e programit “Shkolla e hapur” me Planin Ri të Veprimit për rritjen e sigurisë dhe zhvillimit të nxënësve në shkolla. Përveç aktiviteteve kreative dhe kulturore, ne po pilotojmë programe si “Shkolla Verore” dhe “Programi Passhkollor”, që synojnë mbështetjen e nxënësve në përmirësimin e rezultateve të tyre shkollore me ndihmën e mësuesve. Ky ndërthurje mes programeve do të forcojë arritjet akademike dhe angazhimin kreativ të nxënësve,” përfundoi Manastirliu.

 

Pas

Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për të forcuar lidhjet mes dy vendeve

Para

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Situata nën kontroll, mbikëqyrje zonave deri në 10 km nga vatra e shpërthimit

Para
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Situata nën kontroll, mbikëqyrje zonave deri në 10 km nga vatra e shpërthimit

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Situata nën kontroll, mbikëqyrje zonave deri në 10 km nga vatra e shpërthimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.