09:06 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Programi bërthamor i Iranit, Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve të tyre!

19:29 | 30/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Programi bërthamor i Iranit, Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve të tyre!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur pohoi se bisedimet me Teheranin do të zhvillohen shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi të hënën se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta prej kur ia shkatërruam plotësisht centralet e tyre bërthamore”.

Shtetet e Bashkuara bombarduan tri objekte kyçe bërthamore të Iranit më 22 qershor, përfshirë edhe objektin e fortifikuar nëntokësor në Fordo.

Duket se Trumpi po i përgjigjej komenteve të senatorit demokrat, Chris Coons, i cili kishte vënë në dyshim deklaratat e mëparshme të Trumpit, ku ky i fundit kishte thënë se Kina mund të rifillonte blerjen e naftës nga Irani pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Iranit, më 24 qershor.

“Ose Presidenti Trump nuk e di që administrata e tij ka vendosur sanksione shkatërruese mbi naftën iraniane, ose nuk i intereson nëse kundërshtarët tanë i shkelin këto sanksione. Nuk e di cila nga të dyja është më shqetësuese”, shkroi Coons në X.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, e akuzoi të hënën administratën Trump për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve.

“Këto ndryshime të vazhdueshme dhe sinjalet e përziera, që janë kthyer në një model të rregullt të sjelljes amerikane gjatë tre apo katër muajve të fundit, nuk janë diçka mbi të cilën mund të mbështetemi”, tha ai gjatë konferencës së tij javore për shtyp.

Shkalla e dëmeve në programin bërthamor të Iranit gjatë luftës 12-ditore me Izraelin mbetet e paqartë.

Irani thotë se objektet e tij bërthamore kanë pësuar dëme të mëdha, por është zotuar se do ta vazhdojë programin e vet, të cilin e cilëson si paqësor.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), tha javën e kaluar se Irani mund ta rifillojë pasurimin e uraniumit “brenda disa muajsh”.

“Thënë sinqerisht, nuk mund të thuhet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka mbetur asgjë”, tha ai.

Pas

​Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup

Para

Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Para
Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

 



Të Fundit

Tentativa e 41-të sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sulmi rus shkatërron një spital në Herson, plagos disa civilë

Polonia ‘shtrëngon’ kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi ka marrë fund!

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

Francë/Vajza 10-vjeçare humb jetën për shkak të vapës në Versajë

Sot seancë plenare/ Nga projektligji për investimet e huaja te Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, çfarë pritet të diskutohet

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.