Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot shembullin e Esterit, e cila i është bashkuar programit kombëtar të parandalimit të skoliozës në shkolla, te fëmijët e moshës nga 6-14 vjeç.
Sipas Koçiut, “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po punon për një kauzë të rëndësishme: rritjen e ndërgjegjësimit për jetën aktive dhe të shëndetshme për fëmijët tanë”.
Programi kombëtar i depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç është nisma më e fundit e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me fokus të veçantë përkujdesjen ndaj fëmijëve, MSHMS ka ndërmarrë po ashtu edhe dy programe kombëtare depistimi në shkolla, siç janë ai për depistimin e shikimit dhe për kujdesin dentar.