00:15 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Progres i padiskutueshëm”,Cakaj nga Holanda: Shqipëria ka nevojë të hapen negociatat

17:58 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Progres i padiskutueshëm”,Cakaj nga Holanda: Shqipëria ka nevojë të hapen negociatat

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Holandë, ku u prit në takim nga homologu i tij holandez Stef Blok.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet bilaterale, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri në detyrë Cakaj dhe homologu i tij holandez nënvizuan arritjet e reformave të Shqipërisë veçanërisht në fushën e drejtësisë. Progresi i Shqipërisë është i padiskutueshëm edhe sipas vlerësimeve të palës holandeze.

Po ashtu, në mënyrë që të adresohen shqetësimet e ndërsjella, përfshirë shqetësimet në fushën e migracionit të parregullt, u vlerësua jashtëzakonisht bashkëpunimi bilateral midis mekanizmave të rendit dhe sigurisë, si dhe u dakordua për bashkëpunim të mëtejshëm strategjik në të ardhmen.

Ministri Cakaj theksoi nevojën për një vendim pozitiv të Këshillit për hapjen e negociatave të anëtarësimit, i cili do të ishte një mesazh inkurajues për Shqipërinë, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën Evropiane të tij. Për më shumë, një proces i tillë do të kontribuonte në thellimin e momentit të reformave të nisura nga Shqipëria në përgjithësi.

Nëse diçka s’mund të vihet në pikëpyetje është pikërisht përmbushja e të gjitha kushteve teknike për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE nga ana e Shqipërisë. Një vlerësim i tillë është artikuluar nga vetë Komisioni Evropian në raportin e fundit për Shqipërinë.

Shqipëria dhe Holanda do të vazhdojnë bashkëpunimin strategjik dhe, natyrisht, bashkëpunimin intensiv në fushën e procesit të integrimit evropian. Holanda njeh përparimin rrënjësor dhe ndryshimet cilësore që po karakterizojnë Shqipërinë në vijimësi.

Pas

‘Shqipëria ka bërë progres’, Soreca për “Die Welt”: Koha që BE të marrë një vendim pozitiv…

Para

Tërmetet në Korçë/ Flet eksperti i ekonomisë: Qeveria ka marrë vetëm masa emergjente, të fillojë menjëherë vlerësimi

Para
Tërmetet në Korçë/ Flet eksperti i ekonomisë: Qeveria ka marrë vetëm masa emergjente, të fillojë menjëherë vlerësimi

Tërmetet në Korçë/ Flet eksperti i ekonomisë: Qeveria ka marrë vetëm masa emergjente, të fillojë menjëherë vlerësimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.