Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) përfundoi udhëtimin e tij në SHBA me një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP, thuhet në një njoftim të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani u takua me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot dhe stafin e lartë për të diskutuar mbi progresin mbresëlënës të AMP dhe ndikimin e saj pozitiv në reformën në drejtësi në Shqipëri.
Ducot vlerësoi partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.