Deputeti i PS Ervin Bushati, I ftuar në “Fax News”, për të folur në lidhje me buxhetin e vitit 2018. Ai tha se në të ardhmen mund të ndërhyhet në skemën e TVSH-së në të ardhmen pasi financat të jenë të stabilizuara.
Bushati ,i pyetur edhe për projektin 1 miliardë dollarësh që opozita e ka quajtur pastrim parash, deklaroi se një skemë e tillë nuk mund të jetë pastrim parash sepse që të jetë një skemë e tillë duhet të përfshihen edhe bankat dhe kjo sipas tij nuk mund të ndodhë pasi bankat kanë qëndruar jashtë skemasve piarmidale edhe në 1997-n.
Bushati më tutje shtoi se edhe kriminelët nuk janë aq budallenj që paratë e tyre ti investojnë në një vend ku mund tu sekuestrohen në të ardhmen.
“Në të ardhmen mud të ndërhyhet në skemën e TVSH-së, pasi ushqimet kanë një TVSH- të ulët kudo në botë. Në një momet të dytë mund të ndërhyhet në të ardhmen kur financat të jenë të stabilizuara”, tha ai.
Projekti 1 miliardë dollarësh, mekanizmat që mund të kontrollojnë që të mos bëhet pastrim parash…
“Çdo iniciativë ekonomikie kërkon transparencë, FMN kërkon kujdes, është e natyrshme. Projekti 1 miliardë dollarësh,memdojmë që për arritur standartin e jetës ose do duhet të rrisim taksat ose të përdorim format më inteligjente financimi që janë konçensionet. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Ne mund të presim që rrugën e arbrit ta bëjmë pas 20 vjetësh, ose financime të tjera, por ne kemi menduar ti bëjmë kështu. Konçensionet janë dhënë edhe më parë, nuk i ka dhënë Edi Rama për herë të parë. Sot thjeshtë po kthehen në debat politik.
Nuk ka logjikë ekonomike pastrimi nëpërmjet investimeve publike, ata që janë kriminelë nuk janë aq budallenj që ti hedhin aty ku mund të sekuestrohen. Nesër mund të vijë një kryeministër tjetër që të thotë do sekuestroj ato që dyshohen si pastrim parash. Nuk mund të thuash që shëndetësia është pastrim parash, ne nuk mund të jemi as prokurorë as gjykatë, të ndjekim këto plus që për të bërë këtë nevojiten bankat, dhe bankat as në 97 ishin jashtë skemës asaj që ndodhi. Bankat nuk bëhen pjesë e një skeme të tillë”, tha Bushatin në Fax News. (B.H/Faxëeb)