IKMT ka startuar sot një aksion të gjërë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa operacioni ka startuar përgjatë shëtitores “Lungomare” në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë dhe do të shtrihet deri në Orikum
IKMT bën me dije se janë rreth 60 objekte, kryesisht njësi shërbimi, një dhe dy kateshe, apo bare të ngritura përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Uji i Ftohtë, Vlorë deri në Orikum.
Objektet, sipas IKMT të planifikuara për t’u hedhur përtokë janë të paligjshme, apo me mungesa në dokumentacion, ndërsa në ditën e parë nuk ka patur probleme, ndërsa kohë më parë pronarët e tyre ishin njoftuar nga IKMT.
Prishja e objekteve, i hap rrugë vijimit të projektitit të shëtitores përgjatë bregdetit që do të shtrihet pikërisht nga Uji i Ftohtë deri në afërsi të Orikumit. Ky aksion i IKMT në Vlorë si dhe bëhet me dije, pritet të vijojë me prishjet e objekteve përgjatë gjithë muajit shtator.
(K.H./FAXWEB)