00:12 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Projekti i Unazës është bërë me telefon”, Balliu nxjerr dokumentat dhe denoncon publikisht kompanitë

17:38 | 18/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Projekti i Unazës është bërë me telefon”, Balliu nxjerr dokumentat dhe denoncon publikisht kompanitë

Prishja e banesave në zonën e Unazës, por edhe dhuna e ushtruar ndaj tyre qytetarëve, është kthyer tashmë një nga temat më të diskutuara në vend.

Për këtë folur për këtë, i ftuar në studion e FaxNews ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili tha se nuk po kupton nëse shteti po lufton me ISIS-in apo me njerëz të thjeshtë?

Balliu shprehet se në zonën e Unazës nuk ka asnjë plan matje dhe gjithashtu nuk ka asnjë topograf. Ish-deputeti thotë ky projekt nuk ekziston. Balliu ka paraqitur edhe disa dokumenta, ku sipas tij, thuhet se kompania “AVE Consulting” nuk ka topograf. Balliu thotë edhe nga kompania “Salillari”nuk është bërë asnjë studim. Ish-deputeti thekson se “Salillari” është nën hetim për lotin e 2, dhe del që kjo kompani fiton lotin e parë.

Gjithashtu, Balliu foli edhe për lejet e ndërtimit të dhëna nga kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, ku thotë se deri tani janë dhënë 800 leje ndërtimi. Balliu tha ndër të tjera, se qeveria ka frikë nga banorët dhe se Rama ka sjellë në Shqipëri frymën “Hitleriane”.

“AVE Consulting”nuk ka topograf, e kanë nxjerr me udhër nëpërmjet telefonit projektin që kushton 40 milionë lekë. Nuk asnjë matje dhe nuk dihet saktësisht sa objekte preken. Një shembull konkret po e sjell para jush. Është prishur shtëpia e një qytetari me emrin Billa, e cila nuk kishte plan prishje.

Përderisa këtu nuk ka asnjë plan, atëherë ky projekt nuk ekziston. Kompania “Salillari me topograf Sadri Isufi i cili thotë nuk është bërë studim. Këtu nuk ka projekt rruge, pra ky projekt është vjedhje. Ky projekt, është bërë për vjedhur. Salillari është në hetim për lotin e 2, dhe kjo kompani fiton lotin e parë. Të gjitha këtu po faktohen se s’ka asnjë studim për këtë zonë, kush banesë prishet, sa metra rrugë janë etj.”

Ish-deputeti Balliu tha se banorët e Astirit nuk janë kriminel, dhe se kjo është terrorizëm ndaj këtyre qytetarëve.

“Shtëpitë po shkatërrohen pasi do ndërtohen kulla. 800 leje ndërtimi janë dhënë nga Veliaj, të cilat janë nga krimi i organizuar. Pasi bëjnë gjithë këto vjedhje, këta nuk i japin as dëmshpërblime. Duhet të bëhen dëmshpërblime për të gjithë njësoj. Nuk kam parë dhunë më të tmerrshme se aty në Unazë. Banorët e Unazës nuk janë kriminel, kjo është terrorizëm. A po luftojnë me ISIS-in apo me njerëz të thjeshtë? Këtu ka vetëm telefonata mes qeveritarëve, që të prishen banesat, por nuk ka asnjë projekt.

Sandër Lleshaj ka grabitur toka shteti në Maminas, e cila është në pronësi të babait të tij. Në 8000 metra katror çfarë ka patur mbjellur Lleshaj në këtë tokë? Ky është zaptues, le ti hedhi gazlotësjellës babait dhe vëllait të vetë.”

Gjithashtu, Balliu thotë se qeveria ka frikë nga banorët, pasi ata janë opozita e vërtetë.

“Qeveria kanë frikë nga banorët, pasi ata janë opozita e vërtetë. Le të gjejnë Afrim Qendron, ta marri prokuroria si të pandehur. Qendro ka firmosur në këto letra. Ju e patë edhe ngjarjen e fundit, betimin e gjyqtares në noteri për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Me gaz lotësjellës Rama ka sjellë frymën Hilteriane në vend. Sa për ambasadorin Borchart, ai duhet të largohet dhe të shpallet non grata. Ky ambasadorë mbrohet nga Rama”.

Në përfundim, Klevis Balliu i ka bërë thirrje Prokurorisë për të nisur hetimin e menjëherëshëm për dokumentat që ai sot tregon publikisht në FaxNews.

“Unë gjithashtu dua ti bëj thirrje publike Prokurorisë të nis hetimet menjëherë, nesër do të dërgojë dokumentat që ju tregova këtu për prishjen e banesave pa asnjë projekt.”

Pas

GJ.Kushtetuese përplas Presidencën me BE-në: Kocijancic: Drejtojuni Venecias. Blushi: Maja të mos përdoret për lajme dite nga Rilindja

Para

Takimi me delegacionin e OSBE-së dhe ‘dëbimi’ i Borchardt, reagon Presidenti Ilir Meta

Para
Situata politike në vend, cilat janë mesazhet që dha Presidenti Meta nga Pogradeci

Takimi me delegacionin e OSBE-së dhe 'dëbimi' i Borchardt, reagon Presidenti Ilir Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.