Avokati Altin Goxhaj, është i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ku foli lidhur me prishjen e simbolit të 100-vjetorit të pavarësisë, në sheshin “Shqiponja”, që e quajti të qëllimshëm pasi po përshpejtohen punimet për ndërtimin e “Unazës së madhe”.
Ai e ka quajtur si skandaloze heqjen e shqiponjës nga autoritetet, ndërsa shtoi se për këtë gjë, kodi penal parashikon jo vetëm gjobë, por edhe dënim me burg. Sipas tij, vepra ishte e punuar në perfeksion dhe ishte një dhuratë nga shqiptarët e diasporës për 100-vjetorin e pavarësisë.
Avokati Goxhaj së bashku me studion e tij të avokatisë, kanë hartuar një projektligj, që i drejtohet qeverisë lidhur me kompensimin e pronave të qytetarëve.
Ai fajësoi shtetin se u ka siguruar garanci juridike qytetarëve që të vijonin me ndërtimet.
“Ai nuk duhet të lejonte ndërtim në atë zonë ku ka një projekt, dhe nuk ua shpjegoi kurrë problemin. Sot shteti ka detyrë të kompensojë qytetarët që preken nga projekti i “Unazës së madhe”. Shteti mban përgjegjësi dhe duhet të paguajë 100% vlerën e ndërtimit”, – shtoi Goxhaj, ndërsa prezantoi dy projektligjet e propozuara.
Goxhaj tha se projektligjet e hartuara u janë prezantuar banorëve dhe opozita e ka për detyrë që t’i çojë ato në Kuvend, edhe pse është në bojkot, pasi ligji e lejon këtë gjë.
Në fund ai kërkoi vendosjen e shqiponjës tek Zogu i zi.
Projektligji:
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post