Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë në lidhje me një projekt gjigand që qarkullon në media se do të zbatohet në tokën mes Xhamisë së Namazgjasë, Kishës Shën Palit dhe Parlamentit.
Pikërisht në këtë hapësire ndodhet aktualisht dhe selia blu. Mirëpo PD thotë se kjo është një gënjeshtër e Sali Berishës për të tërhequr vëmendjen nga dhuna e datës 8 janar.
REAGIMI
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.
Në një kohë kur politika shqiptare ‘zien’ nga ajo që po ndodh në Partinë Demokratike pas përplasjeve Basha-Berisha, Fax News ka arritur të zbardhë planin e një kompanie të huaj për tokën midis Xhamisë së Namazgjasë dhe Katedrales së Shën Palit, në mes të të cilave ndodhet Selia e Partisë Demokratike.
Ky projekt parashikon ndërtimin një kompleksi banimi së bashku me zyra, hotele, lokale dhe restorante luksoze, në zemër të Tiranës, gjë e cila lehtësisht të bën të mendosh se çmimet do të jenë të ‘kripura’. Ai do të quhet “Parku i Katër Lirive”.
Projekti e ka pasur afatin e zhvillimit nga viti 2018 deri ne vitin 2021. Në vitin 2018 nisi aksioni i ashper opozitar i Lulzim Bashës për daljen nga institucioni i Parlamentit, dhe më vonë bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Rikujtojmë se në vitin 2020 në Shqipëri ndodhi dhe prishja e Teatrit Kombëtar, një tjetër objekt me rëndësi tepër të rrallë historike për Shqipërinë.
(E.H/Faxweb.al)