01:42 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Projekti turk për 500 banesa, Ahmetaj jep detajet: Do të ketë edhe ambiente publike, përfundon në…

11:04 | 10/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projekti turk për 500 banesa, Ahmetaj jep detajet: Do të ketë edhe ambiente publike, përfundon në…

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ndau disa detaje nga projekti i qeverisë turke për të ndërtuar 500 banesa për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, Ahmetaj deklaroi se banesat do të kenë ambiente moderne dhe se në projekt përfshihen edhe ambientet publike. Sipas tij, ndërtimi i 500 shtëpive do të mbarojë në korrik.

“Ndonëse është ende herët, puna për rindërtimin tashmë ka filluar. Projekti do të ndërtojë rreth 500 banesa për qytetarër që kanë humbur shtëpitë të shoqëruara me ambiente komerciale dhe me ambiente publike dhe jemi duke folur për shkollat dhe për ndërtesën e bashkisë së Thumanës.

Do të jetë nga ana teknologjikë një risi që mund të kthehet në një model edhe për projektet e tjera. Dua të nënvizoj detajet se procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë.

Projekti që jemi duke folur me qeverinë e Turqisë, mendohet që të përfundojë rreth muajit korrik, sigurisht kjo na vendos ne autoriteteve shqiptare në prsionin e domosdoshëm për të ndjekur me përpikëri të gjithë këto detaje dhe hapa”, tha ministri i Shtetit për Rindërtimin.

Ai e ndali theksin edhe tek planet e qeverisë për të futur nëpër shtëpi banorët e pastrehë. Ahmetaj sqaroi se deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat do të kalojnë në banesa të reja.

“Ne prezantuam një sërë programesh të detajuara në VKM në favor të rindërtimit të banesave dhe në favor të kthimit të qytetarëve në shtëpi.

Sot në një takim me bashkistë e zonave të prekura do të diskutojmë për të gjitha detajet e procesit, që nga grantet për rikonstruksion, bonuset e qirave, shpronësimet, procedurat për lejet e ndërtimit, etj..  

Është proces kompleks. Në fund të vitit të gjithë familjet në fshat do të jenë në shtëpitë e reja. Në fund të 2020 do të jenë të rikonstruktuara edhe qëndrat shëndetësore ndërsa në pranverën e 2021 do të shohim lagjet e reja të atyre që sot janë në shtëpitë me qira apo në çadra”, tha Arben Ahmetaj.

Etiketa: 500 banesaArben Ahmetajministri turk
Pas

Emocionuese/ Moderatori shqiptar i ulet në gjunjë partneres në emision, vajzës së të madhit Agim Bajko

Para

Djali akuzohet për vrasjen e Drita Saliajt, shokojnë prindërit: Ta vrasim në qendër të fshatit, të spërkatet me benzinë, e kemi bërë hasha (Video)

Para
Djali akuzohet për vrasjen e Drita Saliajt, shokojnë prindërit: Ta vrasim në qendër të fshatit, të spërkatet me benzinë, e kemi bërë hasha (Video)

Djali akuzohet për vrasjen e Drita Saliajt, shokojnë prindërit: Ta vrasim në qendër të fshatit, të spërkatet me benzinë, e kemi bërë hasha (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.