00:44 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Projekti Veliera” bashkia fiton mbi shoqërinë civile, ndërtim edhe në zonën arkeologjike

14:06 | 22/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Projekti Veliera” bashkia fiton mbi shoqërinë civile, ndërtim edhe në zonën arkeologjike

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur ti hapë  rrugë përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës. Dispozitivi i vendimit të Apelit lë të kuptohet se ndryshe nga gjykata e Shkallës së Parë është lejuar edhe ndërtimi në zonën arkeologjike “A”, pavarësisht se kjo gjë që u kontestua fort prej aktivistëve të shoqërisë civile.

Trupi  gjykues me relator Kastriot Selitën, anëtar Bernina Kondi dhe Enkeljeda Metaliaj (Softa) vendosi “Prishjen e vendimit nr. 71, datë 13.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe pushimin e gjykimit të çështjes. 2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse”.

Më herët Gjykata vendosi të bllokonte punimet në zonën arkeologjike “A” duke pranuar pjesërisht padinë, por shpalli moskopetencë për disa pika të tjera të padisë dhe po ashtu lejoi bashkinë që të vijonte punën në pjesën tjetër të projektit.

“Detyrimin e të paditurve që, në kuadër të zbatimit të projektit të rivitalizimit të sheshit publik para hyrjes së portit, Durrës, të ndalojnë kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, me përjashtim të punimeve që lejohen sipas nenit 2 të Vendimit nr. 237, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave”, thuhej në vendimin e Shkallës së Parë.

Sazan Guri i cili përmes “Menvgroup” ka bërë padinë kundër ndërtimit të objektit i tha BIRN në një bisedë telefonike se nuk ishte në dijeni të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Guri tha se në atë gjykatë po zhvillohej një gjyq me tjetër trup gjykues me relator Arjan Qafën, por të njëjtën padi dhe paditës, i cili ishte në vijim dhe seanca e rradhës ishte më 19 mars.

Etiketa: gjykaka administartive durresndertim edhe ne zonen arkeologjikeprojekti veliera
Pas

Protesta e opozitës dhe akuzat për zgjedhjet, ministria gjermane: Duhet të gjykohen nga drejtësia

Para

Kriza politike, të mërkurën ‘zbarkon’ në Tiranë një delegacion i BE-së

Para
Kriza politike, të mërkurën ‘zbarkon’ në Tiranë një delegacion i BE-së

Kriza politike, të mërkurën ‘zbarkon’ në Tiranë një delegacion i BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.