Artan Treska, Kryetar i Dhomës së Noterëve Tiranë ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax Neës, ku ka diskutuar lidhur me ligjin e ri për noterinë.
Treska tha se ata si grup interesi nuk janë ftuar për të diskutuar lidhur me draftin e ri që do të detyrohet të zbatojnë pas kthimit të tij në ligj.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se disa kompertenca që i janë dhënë Dhomës Kombëtare të Noterëve janë në konflikt interesi, për shkak se noterët veprojnë edhe si nënpunës shteti, edhe si biznes më vete.
‘’Në datën 6 Nëntor na është dërguar drafti mbi këtë projektligj dhe na është lënë vetëm 3 ditë kohë për të dhënë mendimet tona. Një nga hapat kryesorë edhe në bazë të direktivave të BE-së është që projektligji të ketë bashkëngjitur dhe relacionin, që zakonisht është shumë më i gjerë se projektligji duke dhënë sqarime të detajuara, të cilin ne nuk e kemi pasur në dorë.
Ne kemi vërejtur parregullsi të shumta, ky projekligj nuk e rregullon veprimtarinë noteriale në vendin tonë. Ne kemi qenë në errësirë totale, edhe pse jemi një nga grupet më të mëdhaja të interesit, deri në datën gjashtë ne nuk jemi thërritur në asnjë rast të vetëm për të dhënë konsultimet tona. Sistemi noterial në Shqipëri është privatizuar nga shteti në pjesën ekonomike, noteri është një nënpunës publik.
Kemi kontroll dyfish edhe nga shteti dhe nga tatimet, si çdo biznes tjetër. Këtë model të ri që propozon qeveria nuk gjendet në asnjë vend tjetër. Këtu te ne nuk mund të aplikohet sistemi gjerman, pasi Gjermania është aty ku është sa i takon zhvillimit.
Më pas ne kemi një përfaqësi, që është dhoma kombëtare e noterëve, dhe nga ana tjetër është Ministria e Drejtëisë. Duhet ndarje e kompetencave mes Ministrisë së Brendshme dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve. Tani i është dhënë mundësia që ti heqe licensën një noteri. Më herët kanë qenë dhomat lokale që për shkelje të ndryshme mund të hiqnin licensën e noterëve. Kjo nuk duhet të bëhet pasi është në konflikt të hapur interesi”, u shpreh Treska.
(E.K/FAXWEB.AL)