Ministrija e Kulturës, Mirela Kumbaro, e pranishme në Komisionin e Medias dhe Kulturës, ka folur për gjendjen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin e ri për shembjen godinës.
Në fjalën e saj ministrija rreshtoi një sërë arsyesh për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kumbaro provokoi deputetët e opozitës gjatë fjalimit të saj, duke u shprehur se nëse keni qenë ndonjë herë në Teatër, duhet ta dini që është në gjendje emergjence.
“Disa herë janë bërë vlerësime për këtë objekt. Sjellim në vëmendje gjendjen e godinës pasi është e amortizur pasi asnjëherë nuk është ndërhyrë. Teatri është në gjendje emergjence. Gjithmonë po të keni qenë, nëse nuk keni qenë, skeni qenë dhe nuk keni si ta dini. Një vit më pas shembet tavani i ateliesë së dekorit, për fat, para se të fillonte orari i punës, për fat që mos të dëmtonte ndonjë jetë njerëzore. Çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet e Teatrit ngjante me ato të Sizifit.
Ne kemi grumbulluar çdo ankesë nga ato që në kanë ardhur. Nga inspetkimet dhe ekspertizat e kryera është konstatuar se ambientet ndihmëse janë jashtë kushteve teknike për të punuar.Përcaktohet se duhet ndërhyrje kapitale.
Për sa i përkte arkitekturës nuk janë të përshtshme për kryerjen e aktiviteteve. Nuk ofrojnë kushte as për stafin dhe as për spektatorët.
Nuk është vlerësuar asnjëherë me një status të veçantë mbrojtje. Nuk plotëson asnjë standart bashkëkohor.”
(M.Q/Faxweb)