20:31 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Projektrregullorja, çdo material promovues i pensioneve private duhet të miratohet nga AMF

13:16 | 19/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projektrregullorja, çdo material promovues i pensioneve private duhet të miratohet nga AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektrregullore të re në mbështetje të ligjit “Për Fondet e Pensionit Privat”, që parashikon vendosjen e një kontrolli rigoroz të rregullatorit mbi materialet promovuese që do të publikohen nga shoqëritë administruese të fondeve.

Sipas projektrregullores, çdo material promovues i përgatitur nga shoqëria administruese e fondit të pensionit privat për promovimin e fondit të pensionit privat apo promovimin e shoqërisë administruese dhe i miratuar nga personi kyç i shoqërisë duhet të njoftohet në Autoritet përpara publikimit.

Shoqëria administruese, bashkë me njoftimin depoziton me shkresë në Autoritet çdo material promovues në formë të shkruar ose në formë elektronike, i cili do të përdoret për veprimtarinë promovuese.

Autoriteti, në përfundim të shqyrtimit, në rastet kur konstaton se nuk janë respektuar parashikimet e ligjit “Për Fondet e Pensionit Privat”, dhe kësaj rregulloreje, i kërkon shoqërisë administruese të ndalojë menjëherë publikimin, shpërndarjen apo botimin e materialit promovues dhe të korrigjojë materialin promovues duke u shprehur për ndryshime apo përfshirjen e informacioneve shtesë. Materiali i korrigjuar sipas kërkesës së Autoritetit duhet të depozitohet sërish në Autoritet për rishqyrtim.

Në çdo rast, gjykimi i Autoritetit rreth materialeve promovuese nuk mund të përdoret për qëllime promovuese. Gjatë periudhës së shqyrtimit nga AMF, shoqëria administruese nuk mund të vijojë me materialin promovues.

Projektrregullorja parashikon se Autoriteti do t’i ndalojë materialet promovuese nëse përmbajnë vlerësime ose parashikime në lidhje me ecurinë e ardhshme të fondit të pensionit ose të shoqërisë administruese; krahasime ndërmjet fondeve të ndryshme të pensioneve ose ndërmjet shoqërive administruese të ndryshme; togfjalëshin “rezultat i garantuar”, “përfitim i garantuar”, “pension i garantuar”, “skema më e mirë e pensioneve” ose çdo formulim tjetër që mund të krijojë përshtypjen për një fitim të sigurt; ose deklarata nga anëtarë të mëparshëm, aktualë ose potencialë.

Sipas projektrregullores, materialet me përmbajtje promovuese duhet të jenë të qarta, të sakta, të vërteta, të përditësuara që nuk çojnë në përfundime të gabuara; të formulohen në mënyrë të tillë që të mos mashtrojnë anëtarët e fondit ose anëtarë të mundshëm; të paraqesin një përshkrim të saktë dhe të vërtetë të shoqërisë administruese apo fondit të pensionit që po promovohet si dhe i të drejtave, përfitimeve dhe detyrimeve apo rreziqeve që lidhen me të.

Çdo referencë për performancën e kaluar të fondit të pensionit duhet të përmbajë domosdoshmërisht shprehjen e mëposhtme: “Performanca e kaluar nuk është garanci për arritjet e ardhshme”. Materialet promovuese nuk duhet të referojnë emrin e AMF në mënyrë të tillë që të krijohet përshtypja se Autoriteti mbështet një shoqëri administruese apo një fond të pensionit privat. Në çdo rast, shoqëria administruese ndalohet të fillojë promovimin e një fondi të ri para se ky të miratohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Marrë nga Monitor

Pas

Rakiq dënohet me kusht dhe gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Para

Hetimi parlamentar për kontratat në shëndetësi, deputetët e PS kallëzojnë audituesin e KLSH: Refuzoi të dëshmonte në komision

Para
Hetimi parlamentar për kontratat në shëndetësi, deputetët e PS kallëzojnë audituesin e KLSH: Refuzoi të dëshmonte në komision

Hetimi parlamentar për kontratat në shëndetësi, deputetët e PS kallëzojnë audituesin e KLSH: Refuzoi të dëshmonte në komision

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.