16:22 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Prokurorët heqin dorë nga çështjet kryesore penale kundër Trump

10:19 | 26/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokurorët heqin dorë nga çështjet kryesore penale kundër Trump

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hënën vendosi të heqë dorë nga dy çështjet kryesore penale federale kundër Donald Trump, duke shënuar një sukses të madh për ish-presidentin pak para se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari special i SHBA Jack Smith, i cili ka udhëhequr dy çështjet federale kundër presidentit të zgjedhur, paraqiti një mocion për të pushuar çështjen kundër Trump në Uashington, mbi përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020.

Smith gjithashtu tërhoqi apelimin e tij kundër pushimit të çështjes penale në Florida, në të cilën Trump u akuzua për ruajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara nga mandati i tij në detyrë në resortin e tij privat Mar-a-Lago. Në justifikim, Smith përmendi politikën e Departamentit të Drejtësisë se Shtetet e Bashkuara nuk hetojnë presidentët në detyrë.

Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung e quajti përfundimin e procedurave “një fitore të madhe për sundimin e shtetit të së drejtës”. “Populli amerikan dhe presidenti Trump duan një fund të menjëhershëm të armatimit politik të sistemit tonë të drejtësisë”, shkroi Cheung.

Smith kishte rishikuar aktakuzën për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje gjatë verës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për t’u dhënë presidentëve të SHBA imunitet të gjerë për aktet zyrtare. Nëse dënohej në atë rast, ish-presidenti do të përballej me shumë vite burg.Megjithatë, duke qenë se procedurat ishin në nivel federal, Trump ka të ngjarë t’i kishte ndaluar ato pasi të merrte detyrën.

Është ende e paqartë nëse procedurat do të rifillojnë pas mandatit të tij të dytë, por ekspertët e konsiderojnë të mundshme që republikani të mund të falte veten një herë në detyrë. Në mocionin për pushimin e çështjes, Smith shkroi se “qëndrimi i qeverisë për meritat e ndjekjes penale të të pandehurit nuk ka ndryshuar. Por rrethanat kanë ndryshuar”.

Etiketa: shbatrump
Pas

Kuçi: Ekspertizë Lituaneze për menaxhimin fondeve të BE-së

Para

Protesta e opozitës, policia paralajmëron PD: Bllokimi i rrugëve është vepër penale! Organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit do të mbajnë përgjegjësi

Para
Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

Protesta e opozitës, policia paralajmëron PD: Bllokimi i rrugëve është vepër penale! Organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit do të mbajnë përgjegjësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

Izraeli bombardon Damaskun, IDF: Goditëm selinë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane. Mesazh për Druzët

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje

22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur

Durrës/ Vodhi automjet në Portin e Durrësit arrestohet shtetasi çek

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.