Kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet kundër emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme, për të zëvendësuar Saimir Tahirin.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Eni Vasili, Basha përmendi rekordet e Xhafajt, të cilin e cilësoi si vëllain e një narkotrafikanti.
“Xhafës i besohet një post tejet i rëndësishëm ekzekutiv, që është detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme. Është më keq se provokim, është si t’ju thuash shqiptarëve që hoqa Tahirin, dhe solla Xhafën që vëllai i tij ndiqet nga Venezuela për trafik kokaine! Si mund të pranojnë shqiptarët për garanci të zgjedhjeve këtë figurë.
Prokurorët nxirren nga puna nëse kanë një kushëri të katërt që është i lidhur me krimin, ndërsa Fatmir Xhafa me vëllain narkotrafikant kthehet në ministër. Nuk kam asgjë personale as me Fatmir Xhafën as me Edi Ramën, por çështja është se ka të bëjë me fatet e të gjithë shqiptarëve.”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha foli edhe për takimin me ambasadorin rus, dhe tha se kishte qenë ky i fundit ai që e ka thirrur në takim.
“U kërkua nga ambasada ruse nëpërmjet kanaleve zyrtare, është hera e dytë që e takoj dhe erdhi për të marrë informacion, konspiracionet për armiq të jashtëm kanë ikur me kohën e diktaturës.
Askush nuk ka kërkuar ndaljen e protestës por kemi marrë vetëm përgëzime, nga njëra anë kemi një qeverisja që panoramën e Shqipërisë e ka mbushur me drogë dhe nga ana tjetër kemi një popul dinjitoz.”, tha Basha. Vijon… (D.D/Shuplaka)