Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar përsëri seancën dëgjimorë për prokurorin Anton Martini. KPK po zhvillon seancën të dytë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit.
Procesi i vlerësimit u zhvillua bazuar në tre kriteret kryesore. Në KPK në datë 11 dhjetor është depozituar një denoncim i ri për subjektin.
Sipas denoncuesit subjekti që në atë kohë ka qënë drejtues i komanduar i rrjetit Gjyqësor Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve. Për këtë arsye Komisioni kërkoi të zhvillojë edhe një herë hetime të thelluara për prokurorin Martini.
Para KPK-së, Martini tha se ka drejtuar prokurorinë e Shkodrës prej muajit nëntor 2017 deri në qershor 2018, dhe se është munduar të japë kontributin e tij.
“Gjatë kohës që kam drejtuar Prokurorinë e Shkodrës jam munduar të jap kontributin tim. Dosjet hidhen në short manual. Në asnjë rast nuk ka patur ankesa apo kundërshti për korrektesën time në punë. Përsa i përket çështjes që është bërë edhe denoncimi në KPK ndaj meje, zëvëndësimi është bërë me kërkesë të familjarëve të pandehurve. Zëvendësimi i prokurorëve edhe për arsyen e riorganizimit të punës në prokurorisë në Shkodër.”- është shprehur Martini.
Ndërkaq mësohet se seanca për vendimin për prokurorin Martini do të mbahet në 29 janar ora 10:00.