Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, në një inervistë për gazetën italiane “La Stampa” ngre alarmin për rolin që mafia shqipare luan në trafikun e kokainës në botë si dhe në biznesin e saj kriminal me mafian kalabreze “La Ndrangheta”.
Gratteri ka thënë se shqiptarët kanë forcuar edhe lidhjet më mafian kalabreze Ndragheta.
“Mafia shqiptare po njeh rritje të pandalshme. Organizatat mafioze të shqiptarëve po dëgjohen çdo ditë dhe nuk ka vetëm në Itali. Shqiptarët kanë ngritur rrjete të trafikut të drogës dhe në vende që dikur për ta nuk imagjinoheshin, si në Holandë dhe shtete të Amerikës Latine”, ka thënë Prokurori i Antimafias italiane.
Sipas tij, shqiptarët shpesh shërbejnë si ndërmjetës për drogën nga Amerika Latine në drejtim të Italisë.
Po si ka lindur raporti i Ndranghetas me mafian e Ballkanit?
Prokurori, Nicola Gratteri thotë se në Sibaritide në rajonin e Kalabrias, shqiptarët i garantuan mafias kalabreze, armë kryesisht kallashnikov, për të cilët nuk kishin probleme furnizimi. Në shkëmbim shqiptarët u bënë operativ në trafikun e porstitucionit. E vetëm pak kohë më parë aksioni i tyre shënoi një hap më lartë në trafikun e drogës. Kemi regjistruar kontakte mes ndranghetisve e mafias shqiptare në Meksikë, por për momentin nuk mund të shtoj më shumë.
Ndërsa për trafikun e heroinës Prokurori i Antimafias italiane thotë se heroina së bashku me drogat sintetike ka shënuar një risi në tregun ndërkombëtar. Meksikanët po furnizojnë sasi të mëdha heroine në Amerikë duke mbytur tregun, 90% e heroinës në Amerikë vjen nga Meksika, e rruga e trafikut të heroinës nga Afganistani furnizon tashmë kryesisht vetëm Europën.
Prokurori i Antimafias italiane thotë: Ka një reduktim të fondeve amerikane për të luftuar prodhimin e kokainës, në Kolumbi, Peru e Bolivi.
Por mafia kalabreze Ndrangheta ka vënë nën monopol dhe biznesin miliardarë të drogës sintetike Fentanyl. Një kilogram pluhur kushton 10.500 dolarë me të ciën i përpunuar me substanca të tjera prodhon rreth 1 milionë pilula që shiten 20 dollarë secila.
Prokurori i Antimafias, italiane thotë se “Fentanyl” është një drogë me një nivel të lartë toksik e shumë më e fortë se heroina , e ndrangheta ka nën kontroll trafikun e saj e nuk lejon që kush kërkon ta blej t’a marr në një vend tjetër.”