Dritan Prençi, ka qenë kandidati i tretë që është paraqitur sot para KLP-së, në garë për të qenë pjesë e SPAK. Gjatë pyetjeve të bëra në KLP ai ka prezantuan 9 vitet e tij si prokuror në Tropojë dhe 5 vitet si drejtues në Prokurorinë e Kukësit, ndërsa aktualisht është pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Dënda.
Prençi është vlerësuar për dënimet me burgime të përjetshme, të kërkuara për Jaho Muloosmanin, dhe për dy anëtarë të familjes Haklaj.
“Përfaqësoj në gjykate aktualisht 2 çështje me zyrtarë të lartë në hetim, ish-ministrin e brendshëm, ish drejtorin e burgjeve akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhura për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje nën hetim me më shume se 5 gjyqe në ditë”, mësohet të jetë shprehur Prençi gjatë prezantimit të tij.
Disa nga pyetjet me të cilat ai është përballur, janë dhe ato me konfirmimin në detyrë nga KPK, si dhe me kërcënimet e mundshme që ka marrë gjatë punës së tij si prokuror.
Pyetje: Keni patur një kërcënim real?
Prençi: Po ka patur për shkak të akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj në gjykatë rastin e tij. Nuk do të luhatem në vendimarrjen time për deri sa veproj konform ligjit.
Çfarë veshtiresish mund të hasë SPAK në hapat e saj të parë?
Prençi: Ndoshta mungesa e BKH, duhen ngritur sa më shprejt strukturat për hetim në mbeshtetje të punës së prokurorëve