Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë. Pak ditë më parë një megaoperacion policor bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që kishin qenë në grupin e Laert Haxhisë.
Mes tyre ishte dhe Artan Tafani që u shndërrua në të penduarin e drejtësisë. Ai zbuloi para prokurorit disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale në vend të kryera nga grupi ku bënte pjesë edhe ai.
Laert Haxhia është në Greqi dhe është kapur nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi