Kreu i grupit parklametar në PD Edmond Spaho, i ftuar në “Fax News”, është shprehur edhe në lidhje me çështjen e prokurorit që I mbaron tani mandate dhe sipas gjasave nuk do të jetë më Adriatik Llalla.
Spaho tha se PD kundërshton çdo nismë që prokurori të zgjidhet jashtë kuadrit kushtetues, madje nëse ndodh kjo fut në qorrsokak edhe reformën në drejtësi.
Ai argumentoi se maxhoranca po synon që të shtërë në dorë këtë institucion për të mbuluar edhe çështjet e fundit të krimit dhe drogës që kanë shpërthyer në vend.
Sio rast ai përmendi edhe bllokimin nga Kuvendi ndasj Prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin.
“Qëndrimi ynë është i qartë, do të rresëpektohen përcaktimet kushtetuese që i kemi votuar në mynyrë të përnashkët, Duhet të mblidhet Këshilli i Emërimeve të Prokurorisë, i cili do të vendosë mbi emrat që do të kandodojnë për postin, të gjitha rrugët e tjera janë të papranueshme, të gjitha partitë duhet ti përmbahen kësaj.
Rama ka punuar intensivisht që të sigurojë edhe kontrollin politik për të tjera institucione.
Për shkat të situatave të findit me krimin dhe kanabisin ai po mundohet që të vërë nën kontroll këto instutucuione.
Fakti që duan ta zgjedhin në rrugë jo kushtetuese tregon që duan ta shtënë institucionin në kontroll, këtë ne nuk do ta lejojmë. Nuk është një fenomen i ri në Shqipëri që politika synon të influencojë instutucione e hetimit. Rasti i Saimir Tahirit është rast flagrant.
Ndryshimet kushtetuese e përcaktojnë fare qartë si do të zgjidhe prokurori, ne i qëndrojmë asaj, çdo lloj interpretimi tjetër fut në qorrsokak cështjen dhe reformën në drejtësi”, tha Spaho.
(B.H/Faxweb)