Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në “Fax News”, ka deklaruar se reforma në drejtësi ka ngecur dhe shumë organeve të parashikura për tu ngritur u ka kaluar afati.
Ai foli edhe për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një çështe, e nxehtë e këtyre ditëve. Vasili tha se kushtetuta është e qartë për këtë rast dhe se është Këshilli i Lartë I Prokurorisë që shpall vedin vacant të Prokurorit, duke shtuar se përderisa ky këshill nuk është ngritur, kushtetutën nuk e interpreton as PS- as kryeministri apo ndonjë ambassador, pasi kjo është shkelje e hapure ligjit.
Vasili u shpreh gjithashtu se refoma në drejtësi ka ngecur pasi po tentohet për ta kapur.
“Prokurorin që i mbaron mandati, vendin vakant ka të drejtë ta shpallë Këshilli I Lartë I prokurorisë I cili nuk është ndërtuar se reforma u ndërtua në këtë mënyrë, këto thotë kushtetuta, kushtetuta nuk është për tu interpretuar ose zbatohet ose merren vendime nul që stabilizojnë një diktaturë të re.
Këshilli i Lartë i prokurorisë nuk është ngritur por kjo jo për fajin e LSI-së, prandaj ose të mblidhemi dhe të ndërhyjmë dhe ta përmirësojmë ose nuk vashdohet me interpretim psasi nëse nuk zbatohet kushtetuta vdes shteti ligjor. Nuk ka të bëjë me emrin e prokurorit por me ligjin. Ligjin dhe kushtetutën nuk ne interpreton as kryeministri apo ndonjë ambassador.
Prokurori zgjidhet me 84 vota, edhe prokurori tranzitor ka të njëjtën vlerë. Në radhë të parë duhet të zbatojmë ligjin, edhe sot që flasim reforma ka deformime pasi një seri organesh ende nuk janë ngritur dhe jemi në një kaos. Sot jemi në kohën kur një reformë nuk është zbatuar, reformës I janë vendosur pengesa për ta kapur atë’, tha Vasili. (B.H./Faxweb)