Prokuroria e Krimeve të Rënda administron si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Vendimi u depozitua pak ditë më parë nga ish-ministri dhe avokati i tij në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Tahirit.
Sipas hetimeve italiane Tahiri s’ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Vendimi i Italisë bëhet pjesë e dosjes hetimore të Prokurorise.
Burime për ‘Fax News’ nga akuza bënë të ditur se brenda muajit nëntor merret vendimi nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi apo do të ngrihet një akuzë ndaj ish-ministrit. Tahiri është nën hetim në Shqipëri si i dyshuar për trafik droge shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. (B.H/Faxweb)