Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda vendimin e dhënë në ngarkim të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Ditën e djeshme edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’. (Lexo edhe ketu)
Në vendimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë për Krimet e Rënda, ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie.
Në ankimimin e tij Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësi për akuzën ‘shpërdorim detyre’, pas çlirimit nga 2 akuzat e tjera më të rënda “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafik ndërkombëtar droge”.
Interesante në këtë odise drejtësie për ish-ministrin Tahiri është fakti se gjykata e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda nuk e ka zbardhur ende vendimin e dhënë në datë 19 shtator.
Gjithashtu burime bëhet me dije se një ditë më parë dhe Jaeld Çela, ish-drejtori i policisë së Vlorës ka ankimuar vendimin e dhënë për të nga gjykata e Krimeve të Rënda në një ditë me ish-ministrin Tahiri.
(E.K/Faxweb.al)