13:15 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Prokuroria dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët e tatimeve, favorizuan 4 biznese dhe shkaktuan një dëm prej mijëra eurosh

10:44 | 12/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët e tatimeve, favorizuan 4 biznese dhe shkaktuan një dëm prej mijëra eurosh

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy ish-drejtuesit kryesorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të qytetit, Hysen Hysaj dhe Agron Ramadani, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” gjatë procesit të rimbursimit të tatimit mbi vlerën (TVSH) e shtuar për 4 kompani private, me një dëm financiar ndaj shtetit që llogaritet në rreth 200 mijë euro.

Rimbursimi i TVSH-së për këto kompani është realizuar në kundërshtim me ligjin, pasi ato kanë përfituar edhe pse kishin në total një detyrim financiar rreth 300 mijë euro ndaj administratës doganore dhe tatimore.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në vitin 2016, në vijim të një konflikti të brendshëm administrativ ndërmjet të pandehurit Hysen Hysaj, drejtor rajonal i Tatimeve dhe Agron Ramadani, drejtor i Vlerësimit në atë institucion.

Ndërmjet dy zyrtarëve të lartë kishte mosmarrëveshje lidhur me rimbursimin e subjektit “Halaj” shpk, në vlerën rreth 11 milionë lekë të reja. Drejtori i vlerësimit, Ramadani, nuk pranonte të rimbursonte kompaninë “Halaj”, pasi ishte në kundërshtim me rregullat tatimore. Por drejtori rajonal, Hysaj, këmbëngulte për realizimin e procedurës. Për këtë konflikt brenda institucionit, drejtori i vlerësimit, Ramadani, njofton edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke i vënë në dijeni gjithashtu se administratori i subjektit “Halaj” shpk ishte i afërm i drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër dhe për këtë arsye Drejtoria e Vlerësimit duhet të realizonte procedurat për rimbursimin e TVSH-së në favor të subjektit.

Prokuroria e Shkodrës urdhëroi ndalimin e drejtorit rajonal (në detyrë në atë kohë), Hysen Hysaj. Më tej, hetimi ndaj tij u zhvillua me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, vendosur nga Gjykata Shkodër.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Shkodrës dërgon kërkesën për gjykim kundër shtetasve:

  1. Hysen Hysaj, ish-drejtori Rajonal i Tatimeve, Shkodër
  2. Agron Ramadani, ish-drejtor i Vlerësimit Tatimor, Shkodër
  3. Vahide Idrizi, ish-inspektore e Tatimeve, Shkodër

 

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: prokuroria shkoder
Pas

Jorida Tabaku ka një kritikë për Berishën, ç’mendon ajo për qeverisjen e kaluar

Para

3 këshillat që Jorida Tabaku i jep Erion Veliajt

Para
Dhuna në familje, Tabaku: Pavarësia ekonomike e grave zgjidh problemin

3 këshillat që Jorida Tabaku i jep Erion Veliajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.