Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në 3 gusht të 2016 në komisariatin e policisë në Ano Patisia në shtetin shkoi deri atje sa të kërcënohej marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve.
U deshen mbi dy vite e tre muaj që kjo vrasje të rikthehej përsëri për rishqyrtim nga ana e Prokurorisë së Athinës. Këtë gjë e kanë konfirmuar dhe të afërmit e familjes se Pëllumbit të cilët nga ana e tyre thaneë se tre ditë më parë janë lajmëruar për rihapjen e çështjes për gjykim.
Është kjo familje nga të paktat në vendin tonë që gjithmonë ka ngritur zërin për vrasjen e djalit të tyre nga ana e policise helene, një vrasje për të cilën më 26 nëntor në mbrëmje do të jepet dhe një dokumentar i përgatitur nga gazetari Aulon Kalaja, dedikuar emigrantëve shqiptarë të vrarë në Greqi dhe kryesisht mbi vrasjen e Pëllumbit.
Pëllumbi është viktima e 171 në mes të 178 shqiptarevë teë vrarë në Greqi dhe njëkohësisht viktima e 97 e vrarë nga policia e vendit fqinjë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post