18:40 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për Saimir Tahirin: Nuk ka prova dhe fakte që e implikojnë

16:53 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimet drejt mbylljes, dosja “Tahiri” shkon në gjykatë

Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fax News disponon dosjen e plotë me hetimin e kryer nga Prokuroria e Antimafias në Itali dhe vendimin e marrë nga Gjykata e Katanias.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Faxweb.al, rezulton se Tahiri është vënë në hetim nga Prokuroria Antimafia Italiane në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxorri dokumentin zyrtar sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

Në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq.”

Në 19.03.2018, vetë Prokurori i Republikës konfirmon kërkesën e Prokurorit të Antimafias për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentat e prokurorit, në bzazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.”

Prokuroria Antimafia e Catanias ka verifikuar gjithçka dilnin si të dhëna nga përgjimet e Habilajve, veçanërisht pjesët që dukej se implikonin Saimir Tahirin, si blerja e bizhuterive për familjarët e Tahirit, blerja e një kostumi për vetë Tahirin dhe verifikimin përmes Interpolit të të gjitha hyrje – daljeve të Tahirit në zonën Shengen dhe mundësinë që në ndonjë prej udhëtimeve të ishte i shoqëruar me Habilajt.

Hetimet e Prokurorisë Antimafia të Catania për çështjet që përmendeshin në përgjimet e Habilajve, kanë dhënë rezultat negativ.

Si në rastin e bizhuterive ashtu dhe të kostumit, siç përmendej në përgjimet e Habilajve, Prokuroria Anitmafia e Katanias ka sekuestruar veç faturave fiskale edhe librin ditor të shitjeve, si dhe kamerat e sigurisë në dyqanet e përmendura dhe tabulatet telefonike të pronarëve të dyqaneve përkatëse.

Gjithashtu veç pronarëve, janë pyetur edhe shitësit në këto dyqane, ndërkohë që për hyrje daljet e Tahirit në zonën Shengen, verifikimet i ka bërë Guardia di Finanza nëpërmjet Interpolit.

Pas

Pas deklaratës së Patrisit “Vëllau si shkjau” reagon më në fund Robert Berisha

Para

Foto/ Vendi ku mbeti i vrarë ekstremisti grek, banorët i ngrenë lapidar 35-vjeçarit

Para
Foto/ Vendi ku mbeti i vrarë ekstremisti grek, banorët i ngrenë lapidar 35-vjeçarit

Foto/ Vendi ku mbeti i vrarë ekstremisti grek, banorët i ngrenë lapidar 35-vjeçarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.