02:31 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për Tahirin, Çollaku: Kjo është çështja e radhës ku po jepet porosi qeveritare

17:08 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
3.4 milionë eurot, Çollaku: U kapën dy makina, 20 të tjera kanë kaluar. Trafikantët nuk kanë pasur kokërr frike…

Gazetari Basiç Çollaku, ka reaguar pas lajmit të publikuar në medie ku thuhet se Prokuroria e Katanias ka mbyllur hetimet lidhur me ish-ministrin e Brendhsëm Saimir Tahiri, në mungesë të provave dhe fakteve që e implikojnë këtë të fundit në trafikun e narkotrafikut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Çollaku ka ngritur pyetje se çfarë thotë Ambasada Amerikane në Tiranë pas rishfaqjes së Tahirit, si dhe a ka presion dhe ofrim parash?

Sipas tij, Saimir Tahiri nuk ka bërë trafik narkotikësh në Itali, por ai akuzohet nga Krimet e Rënda për përfshirje dhe mbështetje të organizatës Habilaj në Shqipëri, ndërsa shton se ndonëse Antimafia ITaliane nuk ka gjetur indicie në 5 muaj, Krimet e Rënda kanë të tjera prova.

“Çfare thote Ambasada Amerikane per Tahirin…!!!

Si do te pyeste Ambasada Amerikane ne Tirane pas rishfaqjes se Tahirit..?!?! A ka presion dhe a po ofrohen para..?!?! Edhe vendimin e Antimafias Italiane te Prokurorise dhe me pas Gjykates se Catanias, e ka pare Edi Rama..!!! Ndaj lajmerohen Krimet e Renda se duhet sajuar pafajesia ne Tirane, ashtu siç ai e ka pare…Sajmir Tahiri nuk ka bere trafik ne Itali. Krimet e Renda e akuzojne per perfshirje dhe mbeshtetje te organizates Habilaj ne Shqiperi. Nese Antimafia italiane ka hetuar per kostume dhe atlete dhe nuk ka gjetur indicie ne 5 muaj, Krimet e Renda kane te tjera prova.
Sota
Tenderat e tij dhe Kurum
863 mije eurot
Nazer Seiti
Drejtoret e policise ne kerkim
Patentat dhe scafet…”
, shkruan Çollaku.

Sipas tij, kjo është çështja e nxehtë e radhës ku jepet porosi qeveritare, ndërsa e argumenton me deklaratën e ish-ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, një ditë para se të ndryshohej masa e sigurisë për Tahirin.

“Kjo eshte çeshtja e nxehte e rradhes ku jepet porosi qeveritare per vendimmarrjen.
Kujtojme se çfare tha ish-ambasadori amerikan Donald Lu, nje dite para se Gjykata e Apelit per Krimet e Renda ne Tirane, te ndryshonte masen e sigurise per Tahirin. Donal Lu tha nje dite para vendimit se Ambasada Amerikane, kishte informacione se mbi gjykatesit po ushtrohej presion dhe po ofroheshin ryshfete!!! Po jepeshin para..!!!?!!!!”,
shkruan ai.

Pas kësaj shkruan Çollaku, vendimi shkoi në kahun e dyshimit amerikan dhe në favor të ish-ministrit.

“Dhe vendimi shkoi ne kahun e dyshimit amerikan dhe favor te ish-ministrit. Ngjarja po perseritet. Çfaredo pretendimi te kete derguar Tahiri ne Prokurori, nuk eshte personi ne hetim qe heton vetveten. Nese ai dhe mbrojtrsi i tij ligjor kane prova, te cilat sigurisht merrrn ne formen e kerkuar nga ligji, percillen ne Gjykate. Ajo do te vleresoje pranueshmerine ose jo, vlefshmerine ose jo, per ta perfshire ne dosje dhe vendimmarrje me pas. Sepse fajesia e ish-ministrit eshte fajesi e Kryeministrit. Pyetja amerikane ne kete rast perseritet..A po ushtrohet presion dhe ofrohet ryshfet mbi prokurore dhe gjykates te Krimeve te Renda per te pafajesuar Sajmir Tahirin?!?!”, – shprehet Çollaku.

Në përfundim të reagimit të tij, gazetari shkruan: “Nese do te ishte pergjigje amerikane me informacion te dale prej burimeve te tyre, pergjigja anon ga PO-ja..Kjo pyetje e Ambasades Amerikane ne Tirane, mund te riperseritet po nga Ambasada, megjithe mungesen e titullarit!! Sepse sipas arkivit te tyre informativ, ka prokurore e gjykates qe e kane ngrene joshjen me perpara..!!!”

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Foto/ Vendi ku mbeti i vrarë ekstremisti grek, banorët i ngrenë lapidar 35-vjeçarit

Para

Enca publikon pamjet “ Jam gjithmonë një hap para” Nicki Minaj I ka kopjuar pjesën më të bukur të këngës

Para
Enca publikon pamjet “ Jam gjithmonë një hap para” Nicki Minaj I ka kopjuar pjesën më të bukur të këngës

Enca publikon pamjet “ Jam gjithmonë një hap para” Nicki Minaj I ka kopjuar pjesën më të bukur të këngës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.